Fjolla Morina dhe Mr. Rex, me skena hot në fotosesionin e ri – AlpeGossip
Fjolla Morina dhe Mr. Rex, me skena hot në fotosesionin e ri

Fjolla Morina dhe Mr. Rex, me skena hot në fotosesionin e ri

Stilisti i njohur kosovar Mr. Rex, tash e një kohë njihet si emri i cili ka veshur shumë fytyra të njohura publike.
Ai para disa javësh ka sjellë koleksionin e tij më të ri, të cilin e ka titulluar “Royal”.

Ky koleksion, që në shqip përkthehet si “koleksion mbretëror”, vë në pah veshje të bukura dhe elegante për meshkuj dhe femra.

Por siç duket stilisti nuk po i jap vetes pushim në asnjë moment. Ai është duke u përgatitur për një sfilatë, me rastin e festës së Shën Valentinit, për të cilën ai ka bashkëpunuar me Fjolla Morinën.

Kjo sfilatë do të mbahet më 9 shkurt, në një nga hotelet luksoze në Tiranë, ku do të marrin pjesë shumë fytyra të njohura publike.

Gazeta Express jua përcjell disa foto hot të Fjollës dhe Rexit, të cilat i kanë realizuar së bashku.