RRËFEN SHUMË TË PATHËNA NGA JETA E SAJ/ Amarda Toskës i bëjnë surprizën e ëmbël në mes të emisionit (FOTO) – AlpeGossip
RRËFEN SHUMË TË PATHËNA NGA JETA E SAJ/ Amarda Toskës i bëjnë surprizën e ëmbël në mes të emisionit (FOTO)

RRËFEN SHUMË TË PATHËNA NGA JETA E SAJ/ Amarda Toskës i bëjnë surprizën e ëmbël në mes të emisionit (FOTO)

Ditën e sotme në spektaklin “E diell” ka qenë e ftuar moderatorja e njohur, Amarda Toska, e cila ka rrëfyer më shumë të pathëna për jetën e saj, karrierën dhe marrëdhënien me bashkëshortin Ermal Mamaqi.

Ami ka rrëfyer edhe një herë fillimet e saj me Ermalin dhe e pyetur nga moderatori Ed Manushi se çfarë ka për t’i thënë tani të gjithë personave që patën dyshime në marrëdhënien e tyre, Ami ka treguar se koha e ka vërtetuar çdo gjë dhe i ka dhënë përgjigje të gjithë atyre që dikur nuk besuan në lidhjen e tyre.

Ndër të tjera, ajo ka zbuluar edhe raportin që ka tani me moderatorin e ‘Xing me Ermalin’.

“Çdo çift ka bashkëbisedimet e veta, ndoshta me pak tension për të bërë në shtëpi, por përpara fëmijëve këtë e kemi ligj. Dhe kur ndonjërin e merr vrulli dhe fillon dhe flet pak me tonalitete ndryshe, ja bëjmë me shenjë njëri-tjetrit që janë fëmijët prezent”, u shpreh Ami.

Ami është habitur në fund të intervistës, teksa moderatorët i kishin përgatitur një surprizë të bukur. Ata i kishin sjell asaj mbesën për të cilën Ami tha se e konsideron si vajzën e saj.

Burimi:Top Channel.