EDHE PSE ËSHTË SHTATZANË/ Anjeza Shahini nuk i ndahet këtij zakoni (FOTO) – AlpeGossip
EDHE PSE ËSHTË SHTATZANË/ Anjeza Shahini nuk i ndahet këtij zakoni (FOTO)

EDHE PSE ËSHTË SHTATZANË/ Anjeza Shahini nuk i ndahet këtij zakoni (FOTO)

Për Anjeza Shahinin, viti 2019 do të jetë shumë emocionues sepse për të parën herë do të mbajë në krahë fëmijën e saj të parë. Këngëtarja shqiptare është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe përmes fotove në rrjetet sociale ka zbuluar edhe gjithë hijeshinë që ka marrë nga barku i rrumbullakosur.

Por dihet që pritja e ëmbël në shumë raste nuk është edhe aq e ëmbël, pasi për hir të bebit duhet të heqësh dorë nga shumë gjëra! Duke nisur nga aktivitetet e rrezikshme, alkooli, si edhe kafja. Kjo e fundit ka qënë një torturë më vete për Anjeza Shahinin, e cila e ka patur shumë të vështirë t’i provojë vetes kafen.

Ditën e sotme, ajo ka publikuar një foto në “Instagram” ku shfaqet duke ‘mëkatuar’ me një kafe në tavolinë, krahas së cilës sqaron se është pa kafeinë.

“Nuk është shumë e thjeshtë të ndryshosh zakonet, por është shumë natyrale kur ia vlen” – shkruan krahas fotos Anjeza Shahini.