Ju kujtohet koha kur nga pantallonat apo fustanet e hapura dalloheshin dukshëm vijat e tangave? Ishte detaj i guximshëm, provokues, por shumë sensual nëse kombinohej me finesë.
Të parat që mund t’ju vijnë ndër mend janë Christina Aguileira apo Britney Spears, por pas një kohe të gjatë pushimi, trendi i të brendshmeve mbi pantallona është rikthyer me opsione më të rehatshme, praktike dhe elegante.
Njësoj si Dua Lipa, Kim Kardashian apo Hailey Baldëin, mund ta vishni me një fustan elegant të hapur deri tek fundshpina dhe pavarësisht se do të merrni vëmendjen e të gjithëve, s’do të dukeni aspak vulgare.
Nëse keni një event të rëndësishëm, sigurohuni që të brendshmet të mos jenë të zakonshme. Pak xixa, shkëlqim apo detaje të tjera festive do t’ja shtonin edhe më bukurinë fustanit.
Një tjetër opsion janë vijat e të brendshmeve që duken mbi pantallonat e përditshme, njësoj si në fotot më poshtë.
Siç e shihni dhe nga fotoja më lart, një pjesë e mirë e njerëzve janë entuziastë për rikthimin e këtij trendi që kërkon guxim, por jo nëse vishet siç duhet.
Burimi: Who What Wear