Veshjet e Victoria Beckham janë të gjitha me xhepa dhe ka një arsye të veçantë për këtë – AlpeGossip
Veshjet e Victoria Beckham janë të gjitha me xhepa dhe ka një arsye të veçantë për këtë

Veshjet e Victoria Beckham janë të gjitha me xhepa dhe ka një arsye të veçantë për këtë

Victoria Beckham, ikona e modës e cila është pikë referimi për shumë femra në të gjithë botën na ka treguar gjithmonë se ka disa fiksime përsa i përket veshjeve. Përveçse është e fiksuar pas ngjyrës së zezë, në veshjet e Victoria-s është vënë re edhe një detaj që ka ngjallur kureshtjen e të gjithëve.

Çdo veshje e saj ka xhepa dhe kjo nuk është një zgjedhje e rastësishme për të. Në pjesën më të madhe të daljeve të saj publike të gjithë kemi vënë re se Victoria i mban duart e saj në xhepa dhe kjo nuk është thjesht një tendencë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën “Elle”, Victoria ka thënë që në xhepa mban kristale sepse ato i sjellin energji pozitive.

“Kristali im i parë ishte xham vullkanik i zi dhe ende e mbaj me vete”, është shprehur ajo.

Victoria ka një dashuri të madhe për kristalet të cilat i ka përfshirë edhe në koleksionin e ri. Krijimet e saj përmbajnë kristale mbi shpatulla ndërsa pantallonat kanë xhepa të fshehtë të brendshëm për kristale.

“Tani dua t’i ndaj njohuritë e mia me klientët e mi, veshjet i dedikohen grave të fuqishme dhe të suksesshme.”-ka thënë Victoria.