Ja si kurohen infeksionet urinare në shtatzëni - AlpeGossip
Ja si kurohen infeksionet urinare në shtatzëni

Ja si kurohen infeksionet urinare në shtatzëni

Në shtatzëni gratë shpesh përballen me tipe të ndryshme problemesh. Megjithatë, një problem i përbashkët gjatë shtatzënisë është ai i infeksioneve të traktit urinar.

Ky tip infeksioni ndodh kur bakteret shkaktojnë inflamacion në traktin urinar. Ky problem haset zakonisht pas javës së gjashtë të shtatzënisë, kur fëmija në rritje ushtron më shumë presion mbi fshikëz. Presioni në rritje nuk e lejon fshikëzën të zbrazet krejtësisht, çka bën që bakteret të ngelen në traktin urinar dhe në fund të shkaktojnë një infeksion.

Përveç ndryshimeve fizike në trup, faktorët të tjerë të ndryshëm mund të çojnë në një infeksion gjatë shtatzënisë. Faktorë të tillë përfshijnë bakteret e zorrëve, raportet seksuale, diabetin, etj. Mes simptomave më të zakonta, haset ndjesia e djegies gjatë urinimit, një nevojë emergjente për të urinuar ndërkohë që sasia e urinës është shumë e vogël, urinë e turbullt dhe me aromë të rëndë, ethe, dhimbje, shqetësime në fund të barkut, të përziera e të vjellja shkruan Shije.

Një infeksion i patrajtuar mund të kthehet në një infeksion veshkash, mund të çojë në një lindje të parakohshme e kështu me radhë, prandaj me të identifikuar shenjat e para duhet të shkoni menjëherë te mjeku. Pjesa më e madhe e këtyre infeksioneve gjatë shtatzënisë trajtohen me një kurë antibiotikësh të sigurt për shtatzëninë, por efektive në vrasjen e baktereve. Përveç antibiotikëve, ka shumë gjëra që mund të bëni për të ndihmuar në trajtimin e një infeksioni dhe për të garantuar një shtatzëni të sigurt.

Pirja e sa më shumë uji do t’ju bënte të urinonit më shpesh. Në këtë mënyrë, do të zbraznit uretrën nga bakteret. Pini të paktën 8-10 gota në ditë, ose më tepër nëse djersitni shumë. Uthulla e mollës është një burim i pasur enzimash, në gjendje të parandalojnë shumimin dhe përhapjen e infeksioneve të traktit urinar, kështu që provoni të shtoni një lugë çaji uthull molle në gotë ne ujit. Gjithashtu mund të pini lëng të pastër boronicash pa sheqerna të shtuara. Ju bën shumë mirë gjatë shtatzënisë. Boronicat pengojnë bakteret të hyjnë në traktin urinar.