MOMENTI EMOCIONUES/ Hyseni i dhuron “live” makinën Nikut për të lehtësuar transportin (VIDEO) – AlpeGossip
MOMENTI EMOCIONUES/ Hyseni i dhuron “live” makinën Nikut për të lehtësuar transportin (VIDEO)

MOMENTI EMOCIONUES/ Hyseni i dhuron “live” makinën Nikut për të lehtësuar transportin (VIDEO)

Ditën e djeshme Niku tregoi historinë e dhimbshme të jetës së tij. Vite më parë ai kishte bërë një aksident të rëndë, nga i cili kishte humbur këmbën.

Sot ai ka një protezë dhe Hyseni i dhuroi një makinë për t’i lehtësuar transportin. “Me aq sa kam mundësitë e mia personale dua ta ndihmoj. Shpesh kur mbaron emisioni e marr dhe e shoqëroj për shtëpi se Niku nuk ka makinë dhe kisha dëshirë shumë të madhe që Nikut nga dita e sotme t’i bëj dhuratë një nga makinat e mia që ta këtë për produksionin dhe për punët e tij personale. Zoti e ka parë që Niku është një njeri kaq zemërmirë, kaq zemërbardhë dhe mendoj është arsyeja kryesore pse ai ka shpëtuar në atë aksident”, tha Hyseni.

Mbrëmjen e sotme në “Përputhen Prime” u transmetua momenti kur Niku mori makinën, një moment emocionues për të gjithë.