Fashion blogerja e njohur Estela Ujka ishte e ftuar dje në “Pushime on top” ku foli për tendencat e rrobabanjove këtë verë e dha disa këshilla për vajzat e gratë.
“Vajzat e reja duhet të zgjedhin rrobabanjo të bardha ose të zeza, jo ngjyra fosforeshente, si vajzat e mia, nuk e duroj dot ngjyrën fosforeshente”, u shpreh Estela.
Në këtë moment Ori u drejtua nga kamera dhe duke qeshur tregoi rroba banjot e saj foshoreshente.
“Edhe ti si vajzat e mia që doni të ndriçoni”, i tha Estela Orit dhe të dyja e kaluan situatën duke qeshur./Xing.al