PAS NDARJES NGA STRESI/ Keisi flet për periudhën e vështirë që po kalon (FOTO) – AlpeGossip
PAS NDARJES NGA STRESI/ Keisi flet për periudhën e vështirë që po kalon (FOTO)

PAS NDARJES NGA STRESI/ Keisi flet për periudhën e vështirë që po kalon (FOTO)

Prej kohësh po qarkullojnë lajme se çifti shumë i komentuar në media, Stresi e Keisi janë ndarë. Stresi i mohoi këto thashetheme, por veprimet e Keisit i shtuan edhe më shumë dyshimet për ndarje. Bukuroshja brune e hoqi mbiemrin e Stresit, fshiu fotot me të, ndaloi së ndjekuri reperin në Instagram dhe u largua në Kanada.

Nga atje sot Keisi ka postuar disa statuse me të cilat lë të kuptohet se po kalon një periudhë të vështirë pas ndarjes.

“Gjërat do të bëhen më mirë! Mund të ketë stuhi tani, por nuk mund të bjerë shi përgjithmonë”, shkruahet në postimin e Keisit.

Në një postim tjetër shkruhet: “Beso që jeta po të jep ekzaktëshit atë për të cilën ke nevojë”.

Keisi më pas i është përgjigjur pyetjeve të fansave, por jo atyre lidhur me Stresin. Ajo shprehet se ka në plan të udhëtojë dhe kërkon vetëm shëndet e lumturi për njerëzit e saj të dashur.