PËR TRE VJET/ Uversiteti i Arteve, bashkëpunim me Tito Schipa - AlpeGossip
PËR TRE VJET/ Uversiteti i Arteve, bashkëpunim me Tito Schipa

PËR TRE VJET/ Uversiteti i Arteve, bashkëpunim me Tito Schipa

Universiteti i Arteve Tiranë dhe Conservatori i Muzikes “Tito Schipa” Lecce, Itali nisin bashkëpunimin përmes firmosje se Memorandumit të Mirëkuptimit mes dy institucioneve.

Nënshrkimi do të realizohet në Mjediset e Universitetit të Arteve Tiranë, me praninë e: Ambasadës së Republikës së Italisë në Tiranë të përfaqësuar nga Ambasadori Alberto Cuttillo; Institutit Italian të Kulturës të përfaqësuar nga Drejtoresha Alessandra Bertini Malgarini; Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Romë përfaqësuar nga Ambasadore Anila Bitri Lani; delegacionit të Conservatorio di Musica “Tito Schipa” Lecce, Itali të përbërë nga Drejtori Giuseppe Spedicati, nëndrejtori Corrado De Bernart, anëtari i Këshillit të Administrimit On. Nicola Ciracì. Pala shqiptare e Universiteti të Arteve, do të përfaqësohet nga Rektori Prof. Kastriot Çaushi, me prezencën e Dekanit të Fakultetit të Muzikës, Prof. Dr. Isak Shehu, Përgjegjësit të Sektorit të Projekteve, Prof. Pjetër Guralumi, Përgjegjësit të Departamentit të Interpretimit, Prof. Arben Llozi, si dhe anëtarë të tjerë të personelit akademik të Fakultetit të Muzikës. Ceremonia e firmosjes së Memorandumit të Mirëkuptimit do të jetë më datë 24 Janar 2019, ora 11.00, në Lektoriumin “Tonin Harapi”.

Ky bashkëpunim parashikon si nismë fillestare projektimin dhe realizimin e një stine artistike kulturore e muzikore të quajtur FESTIVALI ITALO SHQIPTAR, i cili do të duhet të zhvillohet me një kadencë vjetore në mënyrë të alternuar si në njërin ashtu dhe në vendin tjetër. Lidhur me këtë bashkëpunim dhe proces të ndërkombëtarizimi, objektivi kryesor do të jetë nisja e procedurave për përthithjen e fondeve eventuale europiane dhe kombëtare për finalizimin e aktiviteteve të sipërshënuara. Nismat, manifestimet artistiko-kulturore si dhe programet formuese të cilat do të zbatohen në kontekstin e kësaj Marrëveshjeje Kuadër, do të detajohen hap pas hapi me akte të tjera pasardhës, të cilët do t’i bashkëngjiten këtij protokolli duke u bërë pjesë e integruar e tij. Ky Memorandumi mirëkuptimi do të ketë efektet e veta që nga data e nënshkrimit të tij nga të dyja palët dhe do të mbetet në fuqi për një kohëzgjatje 3 vjeçare.