Një tjetër dasmë në horizont! Këngëtarja shqiptare sapo ngriti dyshimet (FOTO) – AlpeGossip
Një tjetër dasmë në horizont! Këngëtarja shqiptare sapo ngriti dyshimet (FOTO)

Një tjetër dasmë në horizont! Këngëtarja shqiptare sapo ngriti dyshimet (FOTO)

Këngëtarja Kamela Islamaj tregohet gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private. Për të është zbuluar se është në një lidhje dhe prej kohësh bashkëjeton me të dashurin e saj, por më tej nuk dihet asnjë informacion.

Ndërkohë të gjithë jemi kurioz të dimë se kur Kamela do ta zyrtarizojë me martesë lidhjen e saj me të dashurin. Vetëm pak ditë më parë ne kemi pasur mundësinë që ta shikojmë të veshur me fustan të bardhë këngëtaren simpatike, por nuk bëhet fjalë për dasmën e saj. Ajo ka qenë pjesë e një sfilate të organizuar së fundmi në kryeqytet.

Mirëpo komenti i mikeshës së saj, Orgesa Zaimin, në një foto të postuar në profilin e saj në Instagram ku shfaqet me fustan të bardhë, ka ngjallur dyshimet se së shpejti mund të kemi një tjetër dasmë në showbiz-in shqiptar.

“Duke pritur të bëhen shoqëruesja e nuses”, shkruan Orgesa Zaimi.

Nga ana tjetër Kamela nuk e ka mohuar mundësinë për t’u bërë nuse, por i ka thënë mikeshës se duhet të pres edhe pak për të qenë shoqëruesja e saj.

“Duhet të presësh ca”, ia ka kthyer Kamela Orgesës.