“NUK E DI SI E KAM DURUAR ATË DHIMBJE”/ Arjola Demiri rrëfen një nga momentet më të sikletshme gjatë xhirimit të “I Love Tropoja” – AlpeGossip
“NUK E DI SI E KAM DURUAR ATË DHIMBJE”/ Arjola Demiri rrëfen një nga momentet më të sikletshme gjatë xhirimit të “I Love Tropoja”

“NUK E DI SI E KAM DURUAR ATË DHIMBJE”/ Arjola Demiri rrëfen një nga momentet më të sikletshme gjatë xhirimit të “I Love Tropoja”

Ilir Shaqiri dhe Arjola Demiri ishin të detyruar të zgjohen herët për të vazhduar sfidën me bluarjen e kafëse.

Para tyre ishte çifti Sheila dhe Arditi. Gjatë sfidës Arjola u tregoi Ilir disa momente të filmit ‘I Love Tropoja’ ku ajo ishte protagoniste.

Pjesë nga biseda:

Ilir Shaqiri: Na trego ndonjë gjë rreth filmit, se nuk e kam parë.

Arjola Demiri: Nuk e ke parë?

Ilir Shaqiri: Akoma jo. Kam parë spotin, më ka bërë përshtypje por nuk e kam parë.

Arjola Demiri: Është një skenë në fakt. Është skena ku kemi xhirime me kalin. Një ditë më përapara zhvilluam xhirime në traget.

Ilir Shaqiri: Me traget në zonën e Komanit.

Arjola Demiri: Po. Dhe gjatë xhirimeve në traget unë dëmtova këmbën. Thoi i gishtit të madh të këmbës së djathtë mu heq. Kjo bëri që të ënjtjej këmba dhe në nesërmen kishim xhirime me skenën e kalit. Atletet nuk më bënin dhe jam torturu për ta bërë atë skenë. Kemi bërë shumë xhirime dhe nuk e di si kam duruar të gjithë atë dhimbje.