ZGJODHI TË ISHTE ANONIM/ Iva Tiço tregon “presionin” që i bëri Enkel Demit për ti zbuluar të fshehtën – AlpeGossip
ZGJODHI TË ISHTE ANONIM/ Iva Tiço tregon “presionin” që i bëri Enkel Demit për ti zbuluar të fshehtën

ZGJODHI TË ISHTE ANONIM/ Iva Tiço tregon “presionin” që i bëri Enkel Demit për ti zbuluar të fshehtën

Pas librit “Hide mbi kalldrëm” Tom Kuka, autori që shkruante nën këtë pseudonim nxori një tjetër libër një muaj më parë, “Gurët e Vetmisë”. Edhe pse Tom Kuka donte të mbetej anonim, identiteti i tij u zbulua dhe nuk ishte as më pak e as më shumë se Enkel Demi, gazetari i njohur.

Një nga personat që e kishte njohur menjëherë në të shkruar ishte mikja e tij Iva Tiço.

E ftuar në emisionin “Rudina”, Iva tregoi se ende pa e përfunduar librin e parë e kishte kuptuar se autori ishte Enkel Demi. Por ai, e kishte pasur të vështirë ta pranonte fillimisht, por pas kritikave letrare të Ivës, nuk ia kishte dalë ta fshihte.

“Ishte një gjetje shumë e mirë pasi të gjithë ne kemi paragjykimin. Në 30 faqet e para më pëlqeu. I shkruaj botueses dhe i them kush është ma thuaj. Ajo nuk ma tregoi. Ok e kuptova që ishte çam. Në dy- tre të dyshuarit që kisha, mbeta tek Keli. Kur isha në përfundim të librit, e mora dhe shkova tek Keli dhe i thashë të më jepte një autograf. Por ai nuk e pranoi se ishte Tom Kuka, më tha se po mundohej që ta gjendte se kush është. Më pas, kur i thash se prisja më shumë nga autori Tom Kuka, prisja të ishte një Orhan Pamuk, tha të lutem se nuk kam bërë libër që të fitoj ‘Nobel’, më jep librin të bëj autografin” – u shpreh gazetarja e njohur