Nuk e ftoi Rita Orën në koncertin e Prishtinës/ Dukagjin Lipa tregon arsyet e këtij vendimi (FOTO) – AlpeGossip
Nuk e ftoi Rita Orën në koncertin e Prishtinës/ Dukagjin Lipa tregon arsyet e këtij vendimi (FOTO)

Nuk e ftoi Rita Orën në koncertin e Prishtinës/ Dukagjin Lipa tregon arsyet e këtij vendimi (FOTO)

Në koncertin e shumëpritur “Sunnny Hill Festival” që do të mbahet në Kosovë në datat 10, 11 dhe 12 gusht, ku të pranishëm do të jenë emra të njohur të muzikës shqiptare dhe botërore, ka rënë në sy mungesa e këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora.

Ky koncert është organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa dhe duke pasur parasysh rivalitetin që ka e bija me Rita Orën të gjithë kanë filluar të dyshojnë në lidhje me këtë vendim. Mirëpo dje në një konferencë për shtyp në Prishtinë, Dukagjin Lipa është pyetur nga gazetarët se përse nuk e ftoi Rita Orën në festival.

“Duam që ky festival të ketë jetë të gjatë dhe të mbahet çdo vit, kështu që në çdo edicion të sjellim artistë të ndryshëm. Vitin e ardhshëm do ta ftojmë edhe Rita Orën e Bebe Rexhën.”, tha ai.

Të pranishëm në këtë koncert madhështor do të jenë emra të njohur të muzikës botërore, si Dua Lipa, Stanaj, reperi shqiptaro-amerikan Action Bronson, tekstshkruesi dhe DJ britanik S.G. Lewis, Grace Carter etj. Gjithashtu do të jenë të pranishëm edhe emra të njohur të muzikës shqiptare: Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Lumi B, “Asgjë Sikur Dielli”, Genc Salihu, Shpat Deda etj.

Dukagjin Lipa e ka konsideruar këtë koncert si një mundësi të mirë për të promovuar këtë vend dhe për t’iu treguar të tjerëve se kush është Kosova, ajo për të cilën po flitet kaq shumë.