Një grua mbi peshë që e kishte “ngordhur” për bukë veten prej vitesh në mënyrë që të humbiste kilogramë, ka gjetur më në fund paqe me trupin e saj.
Kimmi Leahy gjeti një mënyrë për të dashur “kthesat” e saj duke iu mbyllur gojën kështu edhe atyre që e quanin “derr”.
Vetëbesimin Kimmi e fitoi duke mësuar të bënte kërcim në tub.
Kur filloi të merrte mësime u shqetësua shumë duke menduar se do të ishte më e shëndosha në klasë. Por, teksa javët kalonin, 32-vjeçarja filloi të kishte besim në vetvete dhe kilogramët e saj të tepërta nuk e bezdisnin më. Ajo madje instaloi një tub në shtëpinë e saj në mënyrë që të vazhdonte të praktikonte nga shtëpia.
Ajo shprehet:
Ndihem më e fuqishme dhe më e lirë se kurrë. Çdo lloj brenge që kisha rreth trupit tim tashmë është zhdukur. Tani bëj striptizëm në të mbathura pa e vrarë mendjen fare. Kam kuptuar më në fund se të gjitha masat trupore mund të jenë sexy.”
Qëkur ka nisur të kërcejë në vitin 2010 vetëvlerësimi i Kimmi-t është rritur aq shumë sa ajo tani poston edhe video të sajat duke performuar në rrjetet e saja sociale.