Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka nisur prej javësh pushimet verore, dhe siç duket nuk kanë fund për të ditët, e bukura në vende luksoze.
Së fundmi ajo ka postuar një foto në rrjetet sociale teksa shfaqet bashkë me djalin e saj, Jonin, në një pishinë buzë detit të dy të përqafuar e duke qeshur.
Krahas fotos Arabana shkruan: “Hajde të të zhys mama”, ku lë të kurthohet se djali i drejtohet kështu mamit kur bëhet fjalë për notin.
Pas pushimeve luksoze në Turqi, ku ishin dhe prindërit e saj, dhe pushime në Marok me partnerin e saj, Eduard Grishaj, siç duket po pushon edhe në plazhet shqiptare.
Edhe pse në këtë foto nuk tregon se në cilin qytet bregdetar është.