MORI BEKIMIN E VALENTINO-S/ Njihuni me blogeren që synon të lërë “gjurmë” në modë – AlpeGossip
MORI BEKIMIN E VALENTINO-S/ Njihuni me blogeren që synon të lërë “gjurmë” në modë

MORI BEKIMIN E VALENTINO-S/ Njihuni me blogeren që synon të lërë “gjurmë” në modë

Valentino Garavani, themelues i gjigantit të modës Valentino, e përshkruan shumë thjesht arritjen e tij më të madhe. “Mora trenin me paratë e babait, arrita në Paris, studiova atë që më pëlqente dhe u futa në botën e haute couture,” thotë ai në një intervistë për Il Messaggero. Atij nuk i pëlqejnë etiketimet, preferon të njihet si Valentino.

Në vitin 1959, Valentino Garavani themeloi Valentino-n që njihni sot dhe shërbeu si drejtor kreativ për 48 vjet.

KRIJIMI I PREFERUAR I VALENTINO GARAVANI

Në intervistë, ndër të tjera, dizajneri shprehet për lidhjen që ka sot moda e mirëfilltë me streetwear.

“Bukuria gjendet kudo. Nevojitet që stili të mbizotërojë vulgaritetin: ky treg i jashtëzakonshëm shijesh të këqija po infiltrohet gjithnjë e më tej në botën e të rinjve, falë influencueseve që propozojnë veshje qesharak,” thotë ai. “Ka influencuese e influencuese. Për shembull, jam mik i mirë me një stiliste të mrekullueshme, Olivia Palermo. Aftësia e saj për të kombinuar veshje të ndryshme është e jashtëzakonshme dhe meriton gjithë suksesin që ka pasur.”

Olivia Palermo, që momentalisht ka në treg një koleksion në bashkëpunim me Karl Lagerfeld, e nisi karrierën e saj në MTV, 11 vite më parë. Ajo ka punuar për Diane von Furstenberg dhe për Elle, në departamentin e aksesorëve. Shkurtimisht pas debutimit në MTV, Palermo u mor nën menaxhim nga Wilhelmina International. Ajo ka shërbyer si modele për Mango dhe Hogan.

Që prej 2011-s, blogerja ka një website të sajin, ku publikon artikuj për modën, bukurinë dhe mënyrën e të jetuarit dhe një Instagram tejet popullor, me 6.1 milionë ndjekës.