“Fajëso hundën”/ Nëse ti e përjeton të ftohurën më keq se të tjerët – AlpeGossip
“Fajëso hundën”/ Nëse ti e përjeton të ftohurën më keq se të tjerët

“Fajëso hundën”/ Nëse ti e përjeton të ftohurën më keq se të tjerët

ë gjithë e kemi kaluar një ftohje të tmerrshme, por sërish, ka disa persona që janë të parët që i zë çdo virus që qarkullon dhe e përjetojnë shumë keq në krahasim me të tjerët.

Këta persona vuajnë nga simptoma që janë shumë më të rënda se ato të shokëve të tyre dhe sipas studiuesve në Universitetin e Virxhinias, ka një arsye shkencore pse ndodh kjo gjë.

Arsyeja janë disa baktere që ndodhen në hundën tuaj. Dr Ronald Turner, një specialist i sëmundjeve infektive, udhëhoqi një studim në universitet për të hetuar sesi përzierja e baktereve që gjenden brenda hundës mund të korrespondojë me ashpërsinë e simptomave të gripit.

Njerëzit, hundët e të cilëve përmbajnë më shumë baktere Staphylococcus, kanë të ngjarë të kenë simptoma të ftohjes që janë më të mprehta në krahasim me njerëzit, hundët e të cilëve përmbajnë më pak baktere të tilla.

Organizmat që jetojnë brenda hundës tuaj mund të përkeqësojnë simptomat nëse nuk janë në gjendje të dëbojnë virusin nga rrugët nazale.