U tha se janë ndarë, Luana dhe Krenari shuajnë thashethemet: Bashkë me pushime – AlpeGossip
U tha se janë ndarë, Luana dhe Krenari shuajnë thashethemet: Bashkë me pushime

U tha se janë ndarë, Luana dhe Krenari shuajnë thashethemet: Bashkë me pushime

Ditën e sotme u përhap me shpejtësi një lajm se Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë ndarë pas një krisjeje në marrëdhënien e tyre dhe se dasma e tyre për të cilën u përfol shumë, nuk do të mbahet.

Madje thashethemet u shtuan edhe nga fakti që Luana dhe Krenari nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Por e vërteta qenka ndryshe.

Një burim shumë i afërt me çiftin kanë thënë për “Express” se Luana dhe Krenari jo vetëm që vazhdojnë lidhjen, por edhe po shijojnë pushimet së bashku në St.Moritz.

“Luana dhe Krenari janë mirë dhe janë duke pushuar në st. Moritz. Ata kanë një lidhje të shëndoshë dhe se për momentin janë të lumtur”, ka thënë burimi.