Tatuazhet në gishta njihen si ndër më të dhembshmit, por kjo s’ka ndaluar kënd. Duken kaq lezetshëm, sa tundimit vështirë t’i rezistohet.
Sidoqoftë, duhet patur parasysh se tatuazhet në gishta nuk zgjasin përjetë, në dallim nga norma. Gishtat fërkohen shumë me njëri-tjetrin, duart lahen disa herë në ditë dhe si rrjedhim, boja zbehet.
Nëse keni në plan bojosjen e radhës, frymëzohuni nga 14 idetë e mëposhtme.
Zoë Kravitz ka shkruar emrat e vëllait dhe motrës në shtratin e thonjve, Lola dhe Wolf.
Beyonce dhe tre pikat që simbolizojnë tre fëmijët e saj.
Ariana Grande mban Baby Doll në gishtin e mesit.
Kjo pemë palme delikate është krijuar nga Daniel Winter.
Po ashtu edhe kjo zemër në gishtin e Chrisy Teigen.
Sophie Turner bërë këtë flakë në gisht në nder të rolit të saj si Jean Grey në Dark Phoenix.
Anët e gishtit janë vendet ideale për dizenjo me lule si ky.
Ose jo.
Kanë kaluar dhjetë vjet që kur Keith McCurdy realizoi “Shhh…” në gishtin e Rihanna-s dhe duket mirë sot e kësaj dite.
Nëse keni një grup shoqëror të ngushtë, mund t’ia dedikoni njëri-tjetrit.
Bojë e kuqe? Pse jo?
Boja e kuqe bëri për vete edhe Kylie Jenner dhe Jordyn Woods.
Në vend të X, Y dhe Z, imagjinoni tre iniciale.