Pas 10 vitesh ndryshon për herë të parë studioja e “E Diela Shqiptare”: Ja pamjet e para (FOTO) – AlpeGossip
Pas 10 vitesh ndryshon për herë të parë studioja e “E Diela Shqiptare”: Ja pamjet e para (FOTO)

Pas 10 vitesh ndryshon për herë të parë studioja e “E Diela Shqiptare”: Ja pamjet e para (FOTO)

Një nga programet e preferuar të shqiptarëve është programi ‘E diela Shqiptare’ i prezantuar nga moderatori i njohur Ardit Gjebrea. Ky spektakël ka shoqëruar për vite me radhë publikun dhe është padyshim një ndër më të ndjekurit.

Por shumë shpejt ky emision do të sjell shumë risi të reja dhe këtë lajm e ka dhënë së fundmi vetë moderatori i tij.

Arditi ka shpërndarë pak momente më parë një foto ku shihet së bashku me skenografin e njohur Gaetano Castelli dhe në përshkrim të saj ka rrëfyer se skenografia e këtij emisioni do të ndryshojë rrënjësisht.

“Në studion e profesor Gaetano Castelli duke punuar për skenografinë në studion e re” -ka shkruar Ardit Gjebrea në përshkrimin e fotos ku në sfond shihet një ekran i madh që tregon një pjesë të projektit të ri.