“FORCA, MOS MENDO AS GJË”/ Beniada dhe Einxhel surprizohen nga baballarët: Të na vish me fitore – AlpeGossip
“FORCA, MOS MENDO AS GJË”/ Beniada dhe Einxhel surprizohen nga baballarët: Të na vish me fitore

“FORCA, MOS MENDO AS GJË”/ Beniada dhe Einxhel surprizohen nga baballarët: Të na vish me fitore

Tashmë është zyrtare, “Big Brother VIP” nuk do ta ketë finalen e madhe ashtu siç ishte parashikuar për më 14 janar. Spektaklin e kaluar, banorët u njoftuan se “Vëllai i Madh” ka marrë një vendim të rëndësishëm.

Duke qenë se publiku ka kërkuar shpeshherë shtyrjen e finales, “Vëllai i Madh” vendosi që tua plotësonte kërkesën. E si pasojë, “Big Brother VIP” do t’i vijë fundmi me 18 shkurt.

Fillimisht banorët mbetën të habitur, por atyre u erdhi në ndihmë “Vëllai i Madh”. Ky i fundit u ka mundësuar atyre që të ndjekin dhe mendimet e njerëzve më të dashur të tyre.

Në orare dhe mjedise të ndryshme të shtëpisë banorët kanë ndjekur videomesazhe nga familjarë apo njerëz të zemrës. Beniada dhe Einxhel kanë marrë mesazhe nga baballarët e tyre.

“Forca, mos mendo asgjë”, i tha i ati modeles seksi, duke e emocionuar dhe entuziasmuar dukshëm Beniadën.

“E di se të ka marrë malli për ne, edhe neve na ka marrë malli shumë për ty. Jam këtu që të them që ne të mbështesim, ashtu si në fillim. Dua që ti shkosh deri në fund kësaj pune, dhe të na vish me fitore”, ishin disa nga fjalët e babait të Einxhel.