“BALADË APO RITMIKE?”/ Luana Vjollca dhe Majk po paralajmërojnë një bashkëpunim? – AlpeGossip
“BALADË APO RITMIKE?”/ Luana Vjollca dhe Majk po paralajmërojnë një bashkëpunim?

“BALADË APO RITMIKE?”/ Luana Vjollca dhe Majk po paralajmërojnë një bashkëpunim?

Ditën e djeshme, Luana Vjollca bëri të ditur për fansat se kishte nisur punën për këngën e re. “Baladë apo ritmike? Solo apo bashkëpunim?”, ishin këto detajet e pazbuluara që nxitën edhe më shumë kurreshtjen e ndjekësve.

 

Postimi i fundit i Majk në Instagram, rastësisht ose jo, përmban të njejtin përshkrim. “A jeni gati për një këngë të re? Bashkëpunim, solo?”, ka shkruar reperi, duke na shtyrë kështu të mendojmë se Luana dhe Majk po vijnë me një projekt të përbashkët. Ndoshta, kjo është vetëm një rastësi, edhe pse dyshojmë shumë për të kundërtën.

Sido që të jetë, lajmet e secilit që projektet e reja janë në rrugë e sipër na bëjnë të kuptojmë se do të dëgjojmë shumë shpejtë si për Luanën, ashtu dhe për reperin. Do të ishin një dyshe interesante, apo jo?