”ISHA MES RRËNOJAVE ME MAMIN, MBESËN DHE MOTREN SHTATZËNË”/ Noizy tregon tmerrin – AlpeGossip
”ISHA MES RRËNOJAVE ME MAMIN, MBESËN DHE MOTREN SHTATZËNË”/ Noizy tregon tmerrin

”ISHA MES RRËNOJAVE ME MAMIN, MBESËN DHE MOTREN SHTATZËNË”/ Noizy tregon tmerrin

Noizy ka qenë një nga personazhet e famshëm që ka kontribuar shumë në këto ditë të vështira që kaloi vendi. Së fundmi reperi ka qenë në Fier ku ka marrë edhe një Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin që ka dhënë ndër vite. Gjatë vizitës në Fier Noizy ka takuar edhe persona me aftësi të kufizuara dhe në një intervistë për “Balkanweb”, është shprehur se e ka përjetuar shumë keq tërmetin, pasi ka qëlluar mes rrënojave në Durrës, së bashku me të ëmën, mbesën dhe motrën shtatzënë.

“Më vjen mirë që i kaluam ato streset e mëdha, sepse ishte me të vërtetë fatkeqësi e madhe, jo vetëm për Durrësin, por për të gjithë Shqipërinë. Shyqyr Zotit u lehtësua dhe inshallah nuk e kalojmë më kurrë atë gjë. Ishte diçka shumë e keqe, shumë e hidhur, pasi unë qëllova mes rrënojave me mamin, mbesën dhe motrën shtatzënë, që është diku gjashtë-shtatë muaj, ka qenë tmerr për mua. Shyqyr Zotit shpëtuam pa dëme, por siç dihet ka pas shumë të vdekur dhe ndihem sikur ata mund të ishin pjesëtarët e familjes sime. I lutem Zotit që kurrë më mos t’i përjetojmë këto gjëra që na ndodhën”, tha Noizy.