I DASHURI I ËNDRRAVE/ Dua shkëlqeu në MTV, Anwari na i bëri zemrat mal me dedikimin – AlpeGossip
I DASHURI I ËNDRRAVE/ Dua shkëlqeu në MTV, Anwari na i bëri zemrat mal me dedikimin

I DASHURI I ËNDRRAVE/ Dua shkëlqeu në MTV, Anwari na i bëri zemrat mal me dedikimin

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa mbrëmjen e kaluar ishte e zgjedhur për të hapur një ndër eventet më të mëdha të vitit në muzikë, MTV EMA, që u mbajt në Spanjë. Dua dhuroi një performancë magjike në skenë me këngën e saj të re ‘Don’t start now’.

Performanca e saj u prit me shumë duartrokitje nga publiku dhe për më tepër nga i dashuri i saj, Anwar Hadid. Ai po e priste dhe menjëherë pas performancës i dhuroi një të puthur në faqe. Dyshja kanë treguar se lidhja e tyre po ecën me shumë hapa seriozë dhe shihen kudo në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Më pas Anwar ka bërë dhe një dedikim për të dashurën në Instastory dhe ka shkruar për të fjalë shumë të ëmbla. “Kaq krenar për këtë vajzë të bukur! Shumë punë dhe shpirt! Shkojmë”, është shprehur ai duke thënë për Duan fjalët që të gjitha gocat do donin t’i dëgjonin për motivim.