PAK DITË PASI NISËN BASHKËJETESËN/ Ndahen Fero dhe Arbenita – AlpeGossip
PAK DITË PASI NISËN BASHKËJETESËN/ Ndahen Fero dhe Arbenita

PAK DITË PASI NISËN BASHKËJETESËN/ Ndahen Fero dhe Arbenita

Para disa ditësh u bë e ditur se Arbenita dhe Fero kishin ndërmarrë hapin e madh të bashkëjetesës. Reperi është shpërngulur në Berlin që prej pak kohësh dhe kur Arbenita u pyet nga një fans se ku jeton, ajo u përgjigj ‘Berlin, Gjermani’ duke treguar se është zhvendosur për t’i qëndruar sa më pranë.

Dyshja u fotografuan së bashku në rrugët e Berlinit dhe dukeshin shumë të dashuruar.

Mirëpo vetëm pak ditë pas hapit të madh që ndërmorën, dyshja mendohet t’i ketë dhënë fund lidhjes. Arbenita dhe Fero nuk ndiqen më në Instagram dhe për më tepër modelja ka vendosur të kthehet nga Berlini.

“Gazeta Express” ka publikuar një video të Arbenitës në aeroport, teksa kthehej në vendlindjen e saj, Kumanovë. Ende nuk dihet arsyet e kësaj ndarjeje dhe nëse është përfundimare. Na mbetet vetëm të presim të tjera lajme nga dyshja.