NUK “E NDAJNË DOT MENDJEN”/ VIP-et shqiptare të fiksuara me trendin ”Edhe fustan, edhe pantallona” (FOTO) – AlpeGossip
NUK “E NDAJNË DOT MENDJEN”/ VIP-et shqiptare të fiksuara me trendin ”Edhe fustan, edhe pantallona” (FOTO)

NUK “E NDAJNË DOT MENDJEN”/ VIP-et shqiptare të fiksuara me trendin ”Edhe fustan, edhe pantallona” (FOTO)

Kohët e fundit, një trend që është parë shumë tek moderatoret tona ka qenë veshja e pantallonave fustan.

Luana ishte një ndër të parat e cila u shfaq me këtë veshje. Në një nga puntatat e ”Shiko Kush Luan” ajo kishte zgjedhur të vishej me një jumpsuit të kuq të bashkuar i cili në njërën anë kishte dhe një tyl që e bënte të dukej si fustan.

Të njejën veshje e ka përdorur dhe Tuna e cila është shfaqur në një nga recitalet e saj me një kostum ngjyrë blu të errët që po njësoj si në rastin e Luanës, në njërën anë kishte një copë të shtuar që e bënte të dukej si fustan.

E rradhës që e ka preferuar këtë veshje është dhe Ilda Bejleri. Në një nga shfaqjet e saj në ”Proces Sportiv”, Ilda ka zgjedhur të veshë një jumpsuit ngjyrë rozë i cili ishte i shoqëruar nga një copë tjetër që e bënte veshjen të dukej si fustan.

Mesa duket kjo veshje po preferohet shumë nga bukuroshet shqiptare dhe mund të themi se po kthehet në një trend. /AlpeGossip.al