Nuk e dimë nëse jeni gati, por Chanel solli një anije në mes të pasarelës(FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
Nuk e dimë nëse jeni gati, por Chanel solli një anije në mes të pasarelës(FOTO+VIDEO)

Nuk e dimë nëse jeni gati, por Chanel solli një anije në mes të pasarelës(FOTO+VIDEO)

Kur flitet për pasarelat e modës, “Chanel” di se si të na mahnitë gjithmonë me diçka të re. Kështu që nuk shumë prej jush ndoshta nuk u surprizua, kur për shfaqjen “Cruise 2019” në Paris, shtëpia e modës solli një anije të vërtetë në pasarelë.

Anija e quajtur “La Pausa”, sipas shtëpisë së verës së Gabrielle Chanel në rivierën franceze, sëhrbeu si një sfond për koleksionin e frymëzuar nga marinarët.

Pasi modelet hynë në bordin e anijes së bashku me Karl Lagerfeld për finalen e madhe, ajo qëndroi e hapur për të ftuarit, në mënyrë që ta eksploronin dhe të realizonin foto.

 

Sa për koleksionin, bëhuni gati për rikthimin e një prej veshjeve ikonë të viteve ’90: getat e bardha. Detajet kryesore të tij ishin vijat e bardhë e blu, beretat dhe kapelat prej kashte, të cilat janë perfekte për arratisjen tuaj të radhës.

Gjithashtu nuk mungonte copa stofi, që përfaqëson tashmë “Chanel”, e dizajnuar për kostumet dhe fustanet.

Por gjëja më e habitshme ishte se, pothuajse të gjitha veshjet ishin kombinuar me getat e bardha, një gjë që ishte hedhur pas krahëve në botën e modës prej shumë kohësh.

Stella Maxëell, Gigi dhe Bella Hadid ishin ndër disa prej modeleve që sfiluan në pasarelë.

Si dhe nuk mund të mungonte një nga frymëzueset më të reja të “Cahnel”, aktorja Kristen Steëart apo modelja Lily-Rose Depp.