DO LARGOHET NGA “TCH”? Salsano “thumbon” Xhemin nga darka me Altin Bashën (FOTO) – AlpeGossip
DO LARGOHET NGA “TCH”? Salsano “thumbon” Xhemin nga darka me Altin Bashën (FOTO)

DO LARGOHET NGA “TCH”? Salsano “thumbon” Xhemin nga darka me Altin Bashën (FOTO)

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Xhemi Shehu ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave pas lajmeve se ajo do të largohet nga “Portokallia”. Këto lajme i konfirmoi edhe vetë Xhemi pak ditë më parë kur një komentuese e pyeti: “E vërtetë që s’do jesh më në Portokalli?”

Xhemi nuk hezitoi të përgjigjej dhe konfirmoi me një “Po”.

Megjithatë ndryshe lë të kuptohen postimet e fundit të moderatores. Së fundmi Xhemi u shfaq me Arbanën në ambientet e Top Channel ndërsa mbrëmë darkoi krah aktorëve Ledio Lako dhe Albana Perhati.

“Ja dhe kjo punë mori fund”, shkruajti Xhemi krah fotos.

Nuk vonoi edhe një postim nga kolegu i saj, Salsano Rrapi, i cili ndodhej për darkë me regjisorin Altin Basha dhe bashkëshorten e tij.

“Rubrika thashetheme 2. Ja dhe këto 2 punë morën fund”, ka shkruar Salsano, si një “thumb” ndaj Xhemit, por sigurisht me nota humori.

Këto postime kanë bërë të aludohet se Xhemi në të vërtet nuk po largohet nga “Portokallia”, por lajmet mbi largimin e saj kanë qenë thjesht thashetheme, siç e cilëson edhe Salsano.

Na mbetet të presim edhe pak fillimin e sezonin të ri të “Portokallisë” për të mësuar të vërtetën.