Aulona Minga: Kur nisa punë në televizon babi më tha: Hap krahun nëse nuk bën mos më… – AlpeGossip
Aulona Minga: Kur nisa punë në televizon babi më tha: Hap krahun nëse nuk bën mos më…

Aulona Minga: Kur nisa punë në televizon babi më tha: Hap krahun nëse nuk bën mos më…

Që të jesh gati në një fushë profesioni me prindin nuk është ndonjë qejf i madh edhe pse dyert mund t`i kesh të hapura. E kemi thënë këtë edhe ca ditë më parë dhe renditëm ata prindërit që ndajnë të njëjtën punë me fëmijët dhe asnjëherë nuk kënaqen. Për regjisorin Albert Minga dhe për Aulonën vlen e njëjta gjë. E ftuar në “Pasdite në Top Channel” Aulona tregoi reagimin e parë të të atit kur ajo do niste punë në televizion.

“Mua më propozuan rastësisht për të bërë një emision. Nuk kishte lidhje babi. Shkova në shtëpi dhe e diskutova dhe meqë ai në atë kohë punonte në TVSH më tha: “Në rregull, pranoje si punë, por unë do të shikoj si do jesh dhe nëse nuk më pëlqen do të them. Ti pastaj do e hapësh krahun e do ikësh. Nuk do më turpërosh”, tregoi Aulona.

“Përderisa nuk tha tha ik, atëherë duhet të kem qenë mirë”, tha ajo. Në vazhdimësi të punës i bënte kritika, por e përgjithshmja dukej të ishte mirë. Dhe përmes një video mesazhi i ati e përshëndeti. “Aulona ka lindur në sheshxhirim. Do t`i rezistojë kohës. Kur lindi Aulona unë isha në sheshxhirim. Aty ma dhanë lajmin. Një sugjerim që do t’i bëja është që me eksperiencën që ka të provojë një program tjetër. Se ka shumë informacion mbi teatrin, filmin dhe artin në përgjithësi”, tha Alberti që e gjeti sërish një “por”, si çdo prind.