RUDINA E NGATËRROI ME ENI ÇOBANIN/ Reagon Eni Shehu: Kur punoja në Klan… (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
RUDINA E NGATËRROI ME ENI ÇOBANIN/ Reagon Eni Shehu: Kur punoja në Klan… (FOTO+VIDEO)

RUDINA E NGATËRROI ME ENI ÇOBANIN/ Reagon Eni Shehu: Kur punoja në Klan… (FOTO+VIDEO)

Në transmetime live ndodhin lapsuse dhe kështu i ndodhi pasditen e djeshme edhe Rudina Magjistarit. Moderatorja kur ftoi në studio juristen Eni Çobani, ngatërroi mbiemrin e saj me atë të Eni Shehut. Situata kaloi me të qeshura mes Rudinës dhe Enit.

Pas këtij lapsusi, Eni Shehu ka reaguar me një postim në Instagram ku tregon se Eni Çobani në dokumenta zyrtare mban mbiemrin Shehu nga bashkëshorti. Madje ngatërresa e mbiemrit dikur kishte bërë që rroga e Eni Çobanit t’i kalonte atij në llogarinë bankare.

“Ne fakt pertej “lapsusit” mbase nisur nga subkoshienca, Rudina Magjistari ka plotesisht te drejte. Nje here kur punoja ne Klan, me kaluan ne banke rrogen e Eni Çobani sepse ne dokumenta zyrtare, juristja Eni mban mbiemrin Shehu(nga bashkeshorti). Sidoqofte, neser une (jojuristi) do jem ne emisiomim “Rudina” per nje vizite. Meqe te dyve na paska marre malli”, shkruan Eni Shehu krah videos së publikuar.