“SEPSE SHKODRA ËSHTË DASHNI”/ Ngjyrat e Shqipërisë ndriçojnë Kalanë e Rozafës – AlpeGossip
“SEPSE SHKODRA ËSHTË DASHNI”/ Ngjyrat e Shqipërisë ndriçojnë Kalanë e Rozafës

“SEPSE SHKODRA ËSHTË DASHNI”/ Ngjyrat e Shqipërisë ndriçojnë Kalanë e Rozafës

Ngjyrat e Shqipërisë do të ndezin të shtunën në mbrëmje Kalanë e Rozafës, sepse siç thonë dhe shkodranët “Shkodra është dashni”.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit Shqipëria plot ngjyra dhe bukuritë e saj do të ekspozohen pikërisht në Shkodër, në Kalanë që këtë vit ka pasur mijëra vizitorë. Një sit historik ku estetika dhe kujdesi i dikurshëm në detaj ndaj së bukurës frymëzon krijimtarinë e brezave të sotëm.

Festës së ngjyrave që do të gjallojnë në ekspozitën me 40 prej 35 mijë fotove që u publikuan për 6 muaj rresht në “Colours of Albania”, do ti shtohet dhe muzika e Shpat Dedës për të promovuar më së miri vendin. Kjo përkon edhe me moton e këtij viti të konkursit, “Trashëgimia kulturore dhe përkatësia europiane”.

Qëllimi i motos që përkon edhe me atë të Bashkimit Europian për 2018 ishte nxjerrja në pah e trashëgimisë materiale dhe jo materiale të shqiptarëve, ruajtjen e kësaj trashëgimie si pjesë e ruajtjes së identitetit, por edhe si vlerë e shtuar për kontinentin ku jetojmë. Ngjyrat e Shqipërisë do të kthehet sërish vitin e ardhshëm, pasi tashmë është kthyer në një traditëtë rëndësishme duke promovuar dhe përforcuar imazhin turistik të Shqipërisë.