Rita Ora ka zbuluar se ka përjetuar kohët më të bukura kur ishte në lidhje me Calvin Harris.

Këngëtarja, 27 vjeçe dhe DJ, 34 vjeç i dhanë fund romancës në vitin 2014. Kjo ishte lidhja e parë e saj që u zbulua për publikun.

Në një intervistë për ITV show, Rita zbuloi nëse do zgjidhte një skocez, francez apo italian në një takim sekret.

“Kam qenë në një lidhje me një skocez dhe kam kaluar ditët më të bukura.  Në një lidhje pyes për gjithcka, dyshoj për gjënë më të vogël dhe bëj akuza! Jam shqiptare kështu që jam shumë e papërmbajtshme … Dua të përjetoj gjithçka me atë person. Unë dashuroj shumë fort”, tha Rita.

Ajo dhe Calvin Harris sollën hitin “I will never let you down”, të cilin bukuroshja shqiptare nuk e performon më pas ndarjes.

/Ora News.tv/