”Ç’DO MË SHUMË NJERIU NGA JETA?!” Sonila Meço tregon rutinën e të dielës – AlpeGossip
”Ç’DO MË SHUMË NJERIU NGA JETA?!” Sonila Meço tregon rutinën e të dielës

”Ç’DO MË SHUMË NJERIU NGA JETA?!” Sonila Meço tregon rutinën e të dielës

Moderatorja e njohur, Sonila Meço është padyshim shumë e komentuar në media dhe jeta e saj përbën një interes të madh për pjesën e publikut. Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale dhe vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj dhe foto nga përditshmëria.

Ditën e sotme, përmes një fotoje të publikuar në profilin e saj të Instagramit, moderatorja na ka treguar rutinën e të dielës nga e cila ndihet shumë e lumtur. Në foton në fjalë ajo është e shoqëruar nga vajza e saj, Amaris, duke na treguar se e diela është një ditë e kaluar vetëm pranë vogëlushes.

“Bukë e thekur me gjalpë të kripur, një rreze dielli tetori, shoqëri e mirë me tipa të lirë…ç’do njeriu më shumë nga jeta?!”, ka shkruar Sonila krahas fotos së postuar, ndërkohë që në dorë ka një fetë buke. Siç duket këto momente e plotësojnë moderatoren dhe ajo nuk do të donte asgjë më shumë.