Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Princi u deklarua vetëm për Aristelën. Gjatë takimit ai e surprizoi me një video-mesazh, ku deklarohej për të.
“Që nga takimet e para që kemi bërë bashkë kam kuptuar diçka te vetja, që nuk e shoh dot veten me asnjë nga vajzat e tjera aty. Kohët e fundit e kam vërtetuar këtë gjë dhe doja të të thoja që jam vetëm për ty aty, jo se s’kam qenë, besoj e kam vërtetuar dhe me veprat e mia por duhej thënë kjo fjala. Do doja shumë që të më vërtetoje, nuk dua asgjë tjetër, se pëlqimi yt për mua është i vërtetë. Do doja dhe diçka tjetër në fakt, do doja të ktheheshe dhe të më jepje një përqafim”, u shpreh ai.
Mirëpo, pavarësisht deklaratës së tij, Aristela nuk u deklarua vetëm për të. Ajo tha se kërkon ta njohë më shumë, por megjithatë i premtoi se nuk do të dalë me djemtë e tjerë.