"E KAM PASUR ËNDËRR"/ Jonida Maliqi tregon planet për fëmijë të dytë - AlpeGossip
“E KAM PASUR ËNDËRR”/ Jonida Maliqi tregon planet për fëmijë të dytë

“E KAM PASUR ËNDËRR”/ Jonida Maliqi tregon planet për fëmijë të dytë

Jonida Maliqi  ka treguar planet për një fëmijë të dytë.

Këngëtarja shqiptare ishte e ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku deklaroi se ka pasur gjithnjë ëndërr të kishte 5 fëmijë.

Ajo nuk përjashtoi mundësinë që në të ardhmen mund të bëhet nënë sërish.

“Fëmija është bekim i Zotit. Kam pasur ëndërr të kem 5 fëmijë. Nuk i dihet kurrë. Nuk e di çfarë do më rezervojë e ardhmja”, u shpreh Jonida.

Këngëtarja është nënë e një djali që quhet Dan dhe të cilin e kemi parë shpesh herë në profilin e saj në Instagram.

Një tjetër fëmijë e pyeti Jonidën nëse ka një shok dhe këngëtarja iu përgjigj:

“Unë kam shok diamantin tim të vetëm që është Danushi”.