PLANIFIKIMI 7 DITOR PËR DETOKSIFIKIM/ Regjimi që përgatit organizmin për ardhjen e pranverës – AlpeGossip
PLANIFIKIMI 7 DITOR PËR DETOKSIFIKIM/ Regjimi që përgatit organizmin për ardhjen e pranverës

PLANIFIKIMI 7 DITOR PËR DETOKSIFIKIM/ Regjimi që përgatit organizmin për ardhjen e pranverës

Detoksikimi nuk shërben vetëm për shkëlqimin e fytyrës dhe të syve. Ai ju bën më energjikë, përmirëson aparatin e tretjes dhe gjithashtu, ju ndihmon të hiqni qafe disa kilogramë të padëshiruar. Pavarësisht se mund të duket si një dietë drastike – pa drithëra, alkool, qumësht dhe sheqer (me pak fjalë, pa asnjë shije jete), detoksikimi nuk ka asnjë lidhje me këto. Qëllimi i planifikimit për detoksikim është që trupi të marrë gjithçka që i nevojitet, madje duke përmirësuar cilësinë e jetës. Nëse doni të jeni sa më të shëndetshëm, ndiqni këtë planifikim të sigurt detoksikimi për shtatë ditë.

Mëngjesi
Ai është vakti më i rëndësishëm i ditës, sepse nëse konsumohet si duhet, i jep nisjen e duhur metabolizmit. Një mëngjes i mirë duhet të përmbajë maksimumin e energjisë në formën më të përqendruar, për të mos mbingarkuar organizmin dhe për të garantuar energji të mjaftueshme deri në vaktin e drekës. Pra, me pak fjalë, duhet të përmbajë: proteina, yndyra, karbohidrate që treten ngadalë dhe fibra.

Shembuj:
* Karbohidrate dhe yndyra: bukë integrale (më mirë nëse është thekër) me pak gjalpë.
* Proteina dhe yndyra: salmon, vezë, djathë ose proshutë.
* Pije: çaj, kafe e lehtë, përzierje natyrale bimësh dhe frutash. Mund të pini edhe qumështin, por pa laktozë.
* Shmangni: sheqerin, ëmbëltuesit, marmelatën ose reçelin. Për sasinë që duhet të përdorni sipas nevojave ditore të organizmit, duhet të kontaktoni mjekun tuaj.

Dreka:
Karbohidrate, proteina, yndyra vegjetale, fibra, minerale dhe vitamina.

Darka
Proteina vegjetale, peshk ose mish të bardhë me perime të pasura me fibra, minerale dhe vitamina. Shmangni të gjitha karbohidratet, në mënyrë që të bllokoni prodhimin e insulinës gjatë natës, hormon i cili shkakton gjerësisht inflamacion dhe kolesterol të lartë. Gjithashtu, një vakt i lehtë, stimulon sekretimin e hormonit GH gjatë natës, hormon i rritjes dhe i rigjenerimit të lëkurës, muskujve, kockave dhe organeve. Hormoni GH, favorizon edhe shkrirjen e dhjamit. Të njëjtin funksion kryen edhe hormoni glucagon që prodhohet gjatë natës, nëse darka ka qenë e pasur me kripëra alkaline (perime).

Menu e një jave në kushtet e shtëpisë; Të gjitha recetat mund të zëvendësohen sipas dëshirës.

E hënë:

Dreka: krem perimesh sipas dëshirës + pica me patate me ragu perimesh
Darka: krem perimesh sipas dëshirës + mish i bardhë me perime

E martë:

Dreka: krem perimesh sipas dëshirës + 60 g oriz integral me bizele, perime të gjalla ose të gatuara me vaj ulliri.
Darka: krem perimesh sipas dëshirës + salmon ose luçiperk (lloj peshku) me perime të gjalla ose të gatuara me vaj ulliri.

E mërkurë (dietë plotësisht vegane/antiflamatore):
Mëngjes: çaj me barishte + lëng molle/ karote + 5 kokrra arra.
Dreka: supë me patate me veprim alkalin dhe 30-40 g bajame.
Darka: supë me perime + 30 g arra, lajthi ose stika pishe.

E enjte:

Dreka: krem perimesh sipas dëshirës + sallatë e ngrohtë me thjerrëza.
Darka: krem perimesh sipas dëshirës + sojë (tofu ose variant tjetër) me perime të gatuara me dy lugë vaj ulliri.

E premte:

Dreka: krem perimesh sipas dëshirës + krepa me hikërr dhe ragu perimesh.
Darka: krem perimesh sipas dëshirës + 150 g peshk me perime të pjekura si dhe dy lugë vaj ulliri, uthull balsamike ose limon.

E shtunë:

Dreka: 180 g polenta + 100 g fasule të ziera me sallatë perimesh të freskëta dhe vaj ulliri.
Darka: supë me perime, 150 g gjoks gjeli me perime të pjekura dhe vaj ulliri.

E diel:

Dreka: krem perimesh sipas dëshirës + fara kinoa me salcë alkaline.
Darka: perime sipas dëshirës + 150 g peshk me perime të pjekura dhe vaj.

Kthejeni ushqimin në një aleat të çmuar për Shëndetin

· Blini prodhime të stinës dhe mundësisht vendase. Prodhimet e stinës janë më të freskëta, me më pak pesticide dhe konservantë. Duke përdorur këto prodhime të freskëta, ju do të merrni më shumë nga vlerat e tyre ushqyese.
· Përdorni erëza në kuzhinë. Erëzat jo vetëm që i bëjnë pjatat më të shijshme, por i pasurojnë ato dhe zvogëlojnë sasinë  e kripës. Gjithashtu, kanë edhe veti terapeutike.
· Konsumoni fruta të freskëta dhe perime të gjalla për të ruajtur vitalitetin.
· Ngrohni mirë tiganin para se të hidhni vajin e ullirit. Vaji i ullirit tashmë konsiderohet si mbreti i dietës mesdhetare dhe shumë i dobishëm! Sigurohuni të keni gjithmonë në tavolinë një vaj të cilësisë së mirë dhe mundësisht përdoreni të pagatuar.
· Gatuajini perimet mundësisht në tiganët “WOK” (tigan i thellë në formë sferike), një kombinim i përsosur midis shijes, përdorimit minimal të yndyrës dhe një përgatitjeje në kohë rekord.
· Mësohuni të zëvendësoni gradualisht orizin dhe makaronat e rafinuara me ato integrale: nuk do t’ju rritet insulina dhe nuk do të vini dhjamë në pjesën e barkut.
· Përdorni sa më pak grurë. Zgjidhni lloje të tjera drithërash integrale, të pasura me fibra, të cilat kanë më pak kalori dhe do t’ju ngopin më shpejt.
· Konsumoni çdo ditë drithëra, fruta, perime dhe bishtaja dhe thojini lamtumirë mungesës së mineraleve dhe vitaminave.
· Përdorni mish pa dhjamë, si: mish lepuri, gjeli, qengji, fazani, viçi, pule pa lëkurë. Lëreni mishin më parë të kullojë dhe priteni hollë, rriheni dhe thithini lagështirën.
· Konsumoni sa më shumë peshk, mundësisht të egër: troftë, salmon, merluc, ton, peshk shpatë, harengë (jo të thata me kripë) etj.

“Blini me stomakun plot.”
Lista e blerjeve: peshk,  perime, fruta,  bishtajore, fruta të thata: arra, bajame, lajthi etj. vaj ulliri.