Gazetari Ronaldo Sharka njihet për kamerat e fshehta që i bën personazheve të njohura për emisionin “Thumb On”. I ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, ai ka folur rreth këtyre kamerave dhe paragjykimeve të njerëzve.
“Në fillim mërzitesha për çdo koment negativ, por shqiptarët e kanë tendencën të shajnë jo po çfarë është ky gey, çfarë është ky gey me mustaqe, por harrojnë diçka, se shqiptarët kur bëhet fjalë për gey i njohin vetëm këto që dalin tek Arian Çani apo ku ta di unë. Por të gjithë e dinë që ka pafund gey, ka dhe nga ata laçianët që janë me pistoleta tek brezi dhe që harxhojnë shumë euro për shishe nëpër clubet e Tiranës”.
“Më është mbushur inbox me kërcënime pas videos të Renatos si prsh do të të bëj funeralin dhe nuk i kam pyetur pse sepse nuk të vret kush nga “Instagrami”. Shqiptarët vriten po i pe shtrembër, unë i qesh”, shprehet Renaldo.
Veç kësaj experience ai ka folur edhe për faktin se për gati 11 vite është bullizuar.