“MOS I SHKRUAJ…”/ Mos vallë Ylli Limani është i dashuruar dhe Eros Grezda i jep këshilla? (FOTOT) – AlpeGossip
“MOS I SHKRUAJ…”/ Mos vallë Ylli Limani është i dashuruar dhe Eros Grezda i jep këshilla? (FOTOT)

“MOS I SHKRUAJ…”/ Mos vallë Ylli Limani është i dashuruar dhe Eros Grezda i jep këshilla? (FOTOT)

Më 24 shtator Yll Limani  publikoi “Buzët e kuqe” dhe duhet ta pranojmë se ia ka vlejtur gjithë kjo pritje.

Sikundër na kishte paralajmëruar këtë herë këngëtari vjen ndryshe nga projektet e tjera, me një këngë të frymëzuar nga trendi më i ri botëror: rikthimi i periudhës së viteve ’80.

Vetë Ylli e ka cilësuar këtë  si ‘rrezik’ duke shtuar se është në moshën e duhur për eksperimente artistike dhe sapo na vërtetoi se bëri shumë mirë që rrezikoi.

Kënga flet për një marrëdhënie të përfunduar, mirëpo dashuria dhe xhelozia ende jetojnë te Ylli (si protagonist i këngës) dhe ndër të tjera në tekst thuhet :

Mos i ly ti buzt e kuqe

Mos u dok mas mirti n’bot

Se hala xhelozoj

Se jom idiot

Mos i ly ti buzt e kuqe

Mos i lsho ti ato flok

Se hala xhelozoj

Se jom idiot

Dhe sikundër e kemi parë deri tani, nisur nga tekstet dhe këngët e tij melankolike, Ylli shpesh etiketohet si një djalë “zemërthyer”, ndonëse vetë na ka treguar se nuk është siç na vjen nëpërmjet këngëve.

Duket se këtë përshtypje ka krijuar edhe te futbollisti Eros Grezda, i cili nisur nga teksti i ka dhënë një këshillë publikisht këngëtarit.

Në një video të këngës postuar nga ky i fundit në Instagram, Erosi shkruan me nota humori: “Mos i shkruj o bablok, injoro!”.

Ni kangë tjetër o tu e injoru…n’qit kangë s’kom pas qare“- ia ka kthyer Ylli si për të treguar edhe një herë se këngët e tij nuk lidhen me jetën personale.

Me këtë rast, zbuluam edhe një sekret se shumë shpejt Ylli do publikojë një këngë të re.

Disa kohë më parë, ai publikoi një  status në Twitter, duke shkruar INJORO dhe ja ku e mësuam, qenka një projekt i ri!