MOS U MENDO GJATË/ Ky është modeli i flokëve që duhet të provosh këtë vjeshtë bazuar në shenjën e horoskopit – AlpeGossip
MOS U MENDO GJATË/ Ky është modeli i flokëve që duhet të provosh këtë vjeshtë bazuar në shenjën e horoskopit

MOS U MENDO GJATË/ Ky është modeli i flokëve që duhet të provosh këtë vjeshtë bazuar në shenjën e horoskopit

Pse duhet të shpenzoni orëose ditë të tëra duke menduar se si duhet t’i prisni flokët, kur mund të vendosë universi për ju? Nëse jeni të fiksuar pas horoskopit, mund t’ju themi se shenja juaj ju tregon edhe modelin perfekt të flokëve. Nëse po kërkoni se cilin trend flokësh duhet të provoni këtë sezon, lejoni yjet t’ju udhëheqin duke zgjedhur modelin e duhur bazuar në shenjën tuaj të horoskopit.

Dashi

Si shenjë zjarri ju jeni shumë pasionantë, të sigurt dhe nuk keni frikë të guxoni. Prandaj mos nguroni t’i prisni flokët me baluke në formë perdeje këtë vjeshtë.

Demi

Demat njihen si njerëz me personalitet të fortë, ndaj ju duhet një prerje flokësh e fuqishme, siç është modeli bob.

Binjakët

Ju jeni njerëz shumë social, përshtateni lehtë, por në të njëtën kohë mjaft të pavendosur. Për këtë arsye ju duhet të një model flokësh që nuk është as shumë i gjatë e as shumë i shkurtër.

Gaforrja

Gaforret janë shumë të dashur, por gjithashtu kërkojnë dhe shumë siguri. Ju nuk jeni nga ata që mund të guxojnë me flokët, ndaj ju duhet një model i tillë që përshtatet me të gjitha format e fytyrës.

Luani

Ju jeni shumë kreativ dhe të guximshëm, kështu që nuk duhet të mendoheni dy herë për të provuar këtë model flokësh për vjeshtën.

Virgjëresha

Krijues, të sjellshëm dhe të besueshëm janë disa nga fjalët që përshkruajnë personalitetin tuaj. Prerja e duhur e flokëve për ju është modeli bob, sepse përshtatet më së miri edhe me karakterin.

Peshorja

Ju doni që gjithçka ta keni të balancuar, prandaj dhe flokët bëni mirë që t’i keni të prera në një gjatësi.

Akrepi

Nuk mund të mendojmë një model më të mirë se “pixie” për një person aq të gjallë dhe joshës sa akrepi.

Shigjetari

Jeni aventurierë, shpirtra të lirë, por dhe shumë minimalist. Flokët e gjatë janë të duhurit për ju.

Bricjapi

Si një bricjap, tiparet kryesore të personalitet tuaj janë ambicia, prakticiteti dhe të qenurit realist. Për këtë arsye ju keni nevojë për një prerje flokësh shumë natyrale.

Ujori

Një shpirt rebel si ju duhet të ketë një prerje flokësh që përshtatet me personalitetin. Prerja e gjithë flokëve është shumë më e freskët dhe tërheq më tepër vëmendje.

Peshqit

Ju jeni mjaft empatik, kreativ dhe romantik, prandaj një model flokësh i stilit retro do të ishte i duhuri .