BËHET NOSTALGJIKE/ Fjoralba Pionari poston FOTON me të ëmën kur ka qënë e vogël dhe duken si dy pika uji – AlpeGossip
BËHET NOSTALGJIKE/ Fjoralba Pionari poston FOTON me të ëmën kur ka qënë e vogël dhe duken si dy pika uji

BËHET NOSTALGJIKE/ Fjoralba Pionari poston FOTON me të ëmën kur ka qënë e vogël dhe duken si dy pika uji

Fjoralba Ponari, moderatorja bukuroshe dhe e zgjuar e ekranit shqiptar, ka rrëmbyer prej kohësh zemrat e publikut dhe është kthyer në një ndër personazhet më të dashur të televizionit.

Ajo na shoqëron çdo të diel në ekran dhe është bërë tashmë një figurë tepër “familjare” për ndjekësit, por a do ta njihnit Fjoralbën në fotot e vjetra nga fëmijëria?

Një të tillë e ka publikuar vetë moderatorja sot, ku ka pozuar me të ëmën.

Fjoralba shfaqet si një çunak i vogël me kapuç mbi kokë, teksa qëndron shumë serioze me vështrimin nga kamera.

“Miss Fjoralba ju kujton të shihni “Beauty-n”- shkruan ajo.

Do ta njihnit në këtë foto?

Në fakt, Fjoralba ka ruajtur të njëjtat tipare po aq të ëmbla dhe të njëjtin vështrim, ndërsa çfarë na bën tjetër përshtypje është edhe ngjashmëria jashtëzakonisht e madhe me të ëmën.

Moderatorja duket sot një kopje identike e mamasë së saj.