Modelja shqiptare me famë botërore, Angela Martini, ndonëse ka hequr dorë nga modelingu, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së mediave, sidomos muajt e fundit pas problemeve që ka pasur bashkëshorti i saj, miliarderi rumun Dragos Savulescu.
Angela jeton në Los Angeles, Kaliforni dhe përveç modelingut, ajo ka treguar se ka talent dhe si shkrimtare dhe së fundmi po punon në botimin e një libri që flet për jetën e saj.
Ndonëse larg Shqipërisë, modelja gjithmonë është shfaqur krenare për vendlindjen e saj dhe ka vendosur t’i bëjë një vizitë. Ajo ka postuar një foto në profilin e saj të Instagramit, ku shihet në aeroportin e Rinasit.
“Një ndalesë e shkurtër në Shqipërinë time të dashur.”- ka shkruar Angela.