BABA SHEMBULLORË/ Reperi Gjiko tregon marrëdhënien shumë të ngushtë me të birin – AlpeGossip
BABA SHEMBULLORË/ Reperi Gjiko tregon marrëdhënien shumë të ngushtë me të birin

BABA SHEMBULLORË/ Reperi Gjiko tregon marrëdhënien shumë të ngushtë me të birin

Reperi i njohur Gjiko na ka treguar prej kohësh se është vërtet një baba i përkushtuar. Ai së bashku me Elitën janë prindër të Zërit, dhe nuk ngurojnë të na tregojnë herë pas here momente familjare.

Kështu ka bërë ditën e sotme Gjiko, i cili ka vendosur t’a marrë djalin me vete. Ai ka shkrepur një foto teksa shihet në ashensor, dhe falë një mbajtëseje, ai e ka vendosur të birin mbi kraharor.

Sigurisht ka përfituar edhe nga koha e ashensorit për të bërë një foto me djalin, dhe për t’a postuar atë në rrjetet sociale, nga ku vërtetuam edhe një herë se sa i dedikuar është reperi ndaj Zërit. Në mbishkrimin e fotos Gjiko ka thënë: “Pak shpaciren”. Reperi duket i buzëqeshur dhe shumë i lumtur me të birin në krahë.