NË HAPAT E TË ATIT/ Vedat Ademi tregon me krenari djalin e tij teksa këndon – AlpeGossip
NË HAPAT E TË ATIT/ Vedat Ademi tregon me krenari djalin e tij teksa këndon

NË HAPAT E TË ATIT/ Vedat Ademi tregon me krenari djalin e tij teksa këndon

Vedat Ademi është një ndër këngëtarët më të dashur të publikut. Artisti përpos karrierës, ka edhe një familje për të cilën kujdeset shumë. Ai është baba i dy djemve, me të cilët ka një raport të ngushtë.

Ditën e sotme Vedati na ka treguar pasionin e djalit më të madh Jon Artit. Djali i këngëtarit shihet teksa i bie një pianoje dhe këndon në të njëjtën kohë.

Artisti nuk ka nguruar t’i bëjë një video në këtë moment, për t’a ndarë me të gjithë fansat e tij.

“Superstari im”,-shkruan Vedati me krenari. Talenti i tij bie në sy menjëherë dhe nuk e kemi aspak të vështirë t’a përfytyrojmë që tani të ardhmen e tij. Jon Arti me siguri do të ndjekë hapat e të atit.