BËHUNI GATI/ Elita 5 vjen me një koncert madhështor në Tiranë – AlpeGossip
BËHUNI GATI/ Elita 5 vjen me një koncert madhështor në Tiranë

BËHUNI GATI/ Elita 5 vjen me një koncert madhështor në Tiranë

Grupi i njohur i rokut, Elita 5 së shpejti feston 30-vjetorin e krijimit dhe me rastin e këtij përvjetori do të mbajë një koncert madhështor në Tiranë.

Koncerti do të mbahet në datën 7 shtator dhe lajmi është bërë i ditur nga kyebashkiaku Erion Veliaj.

“Tornado në Tiranë! Elita 5 feston 30-vjetorin e krijimit dhe albumin e ri Tornado…ku tjetër? Tek Amfiteatri i Liqenit në 7 shtator”, ka shkruar Erion Veliaj në një postim në Instagram.

Grupi Elita 5 u krijua në vitin 1988 dhe ndër vite ka sjell hitet si “Al Kapone”, “Çmendem”. “Çka më ka syri”, “E urrej shiun”, e shumë të tjera të cilat adhurohen nga të gjithë.

Pritet që ky të jetë një ndër koncertet më madhështore të organizuara ndonjëherë në Tiranë duke pasur parasysh që do të prezantojnë edhe albumin e tyre të ri.