Princesha magjepëse e Uzbekistanit është dënuar me 13 vite burg, e akuzuar për përfshirje në korrupsion.
Gulnara Karimova, 46 vjeçe, vajza e ish-sunduesit nga Uzbekistani Islam Karimov, u dënua nga një gjykatë sekrete në Tashkent.
Ajo akuzohet për korrupsion masiv që kap shifrën e 1.7 miliardë paundëve. Princesha mendohet se është një prej grave më të pasura në botë dhe thuhet se ka lidhje edhe me familjen mbretërore britanike.