GAZI MBUSHI 41 VJEÇ/ Dhurata e Irës nuk mund të ishte më perfekte se kaq – AlpeGossip
GAZI MBUSHI 41 VJEÇ/ Dhurata e Irës nuk mund të ishte më perfekte se kaq

GAZI MBUSHI 41 VJEÇ/ Dhurata e Irës nuk mund të ishte më perfekte se kaq

Aktori i mirënjohur i humorit Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij Ira Seferi janë një çift shumë i dashur për publikun shqiptar. Ditën e djeshme Gazi ka festuar ditëlindjen, i rrethuar nga dashuria e miqve dhe sidomos e familjes.

Aktori ka mbushur 41 vjeç dhe në ditën e tij të rëndësishme ka marrë shumë urime e dhurata. E shoqja, Ira, e cila i njeh mirë preferencat e Gazit, e ka surprizuar me një dhuratë vërtetë të këndshme e të bukur. Ajo i ka dhuruar një kapelë me inicialin e parë të emrit të tij. Gazi është shumë i dhënë pas kapeleve dhe shpesh e mban një të tillë.

Kujtojmë që Gazi dhe Ira së shpejti do të bëhën prindër për herë të parë, pasi Ira është në pritje të ëmbël me një djalë.