“Kemi vendosur të dalim që këtu të përputhur! Vendosëm ta bëjmë publike sot, mendoj se gjëra më e duhur është të njihemi jashtë edhe më tepër. Tani kam kuptuar vërtetë çdo të thotë përputhen, e ndjej Tean personin e duhur për veten dhe pse jo të kalojë jetën me të”, ka qenë kjo deklarata e Andit për Tean, në puntatën e sotme të “Për’Puthen Prime”.
Edhe menjëherë pas kësaj fillo festa në studio, në fillim me një vallëzim mes dyshes e më pas me ndarjen e llokumeve për të gjithë konkurrentët.
Një moment shumë i bukur, e sigurisht që nuk mund të mungonte edhe diçka tradicionale… orizi. Tradita është që sapo festohet ceremonia e dasmës, nusja dhe dhëndri lënë kishën ose ndërtesën dhe duke pritur ata të dalin janë familjarët dhe miqtë, ata do të gjejnë një kaskadë orizi që do t’i mbulojë. Por këtë herë ishte Mevlani ai që kreu këtë ‘ritual’, duke ndjekur çiftin nga pas e duke hedhur orizin, madje nuk mund të mos mungonte as një batutë nga ai vetë: “Hajde në kokën time tani ishalla”.
Ndërkohë, nga ana tjetër Andi 2 çohet në këmbë dhe afrohet pranë çiftit duke i uruar dhe duke thënë: “Ju kërkoj ndjesë, me më ftu në dasmë jua kall dasmën me vallëzim”.