“Senet po i mas me kohë...” ishte përshkrimi i fundit që Ledri Vula kishte në Instagram.
Bëhet fjalë për një foto që u postua më 25 dhjetor që tani nuk gjendet më në profilin e reperit. Në nisje të 2020-ës Ledri ka vendosur të fshijë të gjitha postimet nga Instagrami duke i lënë fansat shumë konfuzë me atë që po ndodh.
Ditën e sotme reperi vendosi të bëjë postimin e parë ku ka shkruar:
“Secili në rrjetet sociale qet të kundërtën qa mrena vun. Dikush ta ka inati me qef. A dikush t’do me dhunë” shkruhet në videon enigmatike të Ledrit.
Fansat komentojnë se mbase këto vargje mund të jenë pjesë e ndonjë kënge të re e të tjerë i kërkojnë Ledrit të kthehet në Instagram pasi po iu mungon.
Duhet thënë se dhe dizanji i profilit të Ledrit tashmë ka ndryshuar, ai ka vendosur si foto profili emrin dhe mbiemrin e jo ndonjë foto të tijën.
Kujtojmë se reperi nuk është më nën menaxhimin e Faton Shoshit duke na lënë të besojmë se fshirja e fotove, apo dhe ndryshimi i profilit të tij mund të jetë një strategji për të paralajmëruar projekte të reja dhe ndryshime në karrieren e tij.
Jemi në pritje të të tjerave postime Ledri!/News31.al