U SHPALL “AKTORI MË I MIRË JOPROTAGONIST”/ Troy Kotsur bën histori në Oscars – AlpeGossip
U SHPALL “AKTORI MË I MIRË JOPROTAGONIST”/ Troy Kotsur bën histori në Oscars

U SHPALL “AKTORI MË I MIRË JOPROTAGONIST”/ Troy Kotsur bën histori në Oscars

Aktori Troy Kotsur i filmit “CODA” është aktori (mashkull) i parë nga komuniteti i njerëzve që nuk dëgjojnë, që fiton një Oscar. Ai u shpall mbrëmjen e djeshme fitues i çmimit “Aktori më i mirë në rol joprotagonist”.

E para nga ky komunitet që fitoi një çmim Oscar ishte aktorja Marlee Matlin, e cila gjithashtu luan në “CODA”. Ajo fitoi Oscar në vitin 1987 si “Aktorja më e mirë” për rolin e saj në “Children of a Lesser God”.
Në “CODA” (Child of Deaf Adults), Kotsur luan rolin e një peshkatari i cili së bashku me gruan përpiqen të kuptojnë ëndrrat e vajzës adoleshente që dëshiron të bëhet këngëtare.

Kotsur ia kushtoi çmimin “komunitetit të njerëzve që nuk dëgjojnë, komunitetit Coda, komunitetit me aftësi të kufizuara. Ky është momenti ynë.”

Me regji të Sian Heder, “CODA” u nominua gjithashtu për “Filmin më të mirë” dhe “Skenarin më të mirë të përshtur”.